Kirurgu: Dikur shkonin 3 herë te mjeku dhe iknin në shtëpi pa bajame…
Tedi Minarolli, kirurg otorinolaringolog, ishte mëngjesin e kësaj të premteje i ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli rreth operimit të bajameve.
Ai tha se një operacion i tillë mund të bëhet në çdo ditë të vitit, megjithatë sipas tij bëhet më rrallë në verë.
“Duhet theksuar se vitet e fundit është reduktuar numri i personave që heqin bajamet. Më parë për shkak të protokolleve, një person që kishte një apo dy herë infeksione të bajameve, herën e tretë shkonte në shtëpi me bajame. Kjo edhe sepse kishte antibiotik jo me spektër të gjerë, jo kaq efektiv dhe protokollet kanë qenë ndryshe.
Doja të theksoja diçka pa kaluar te heqja e bajameve, se shikojmë kohët e fundit se edhe me antibiotikët abuzohet, një infeksion bajamesh ka klinikë shumë të thjeshtë, ka dhimbje, temperature shkon 38 e gjysmë dhe ka si pllaka të bardha. Përdorimi i antibiotikut kur nuk ka temperature duhet të jetë shumë e rezervuar”,-tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)