Çollaku thirrje demokratëve nga protesta e opozitës: Të bashkohemi, të reflektojmë…

11 Korrik 2024 | 21:07

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i cili ishte ndër mbështetësit e Lulzim Bashës vendosi ti bashkohej protestës së opozitës këtë të të enjte.

I pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha se përse po proteston sot, ai tha se të gjithë shqiptarët kanë arsye për të protestuar, por arsyeja që i bashkon të gjitha është largimi i qeverisë dhe kryeministrit Rama.

“Nuk jam ndarë ndonjëherë nga demokratët edhe pse ata u ndan, unë gjithmonë e kam thënë se konflikti nuk do të shkonte deri në rrënjët e demokratëve. Sot është një moment për të reflektuar se demokratët nëse nuk bëhen bashkë, opozita nuk ka asnjë shans suksesi përball një përbindëshi politik si Edi Rama.

Unë jam këtu si deputet por edhe si qytetar për tu bashkuar kundër Edi Ramës dhe për largimin sa më parë të kësaj qeverie thellësisht më e inkriminuara në 32 vite pluralizëm politik. Është lajmotiv kryesor deri sa largimi i kësaj qeverie të bëhet realitet. Në këtë shesh dikush proteston për lirimin e Sali Berishës, dikush për largimin e Edi Ramës, dikush për qeveri teknike, dikush për ilaçet e onkologjikut, çfarë i bashkon të gjitha këto, është largimi i Edi Ramës ”,-tha Çollaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026