Kapen 7 parcela me drogë në Mirëditë, arrestohet 27 vjeçari dhe kryeplaku i fshatit

13 Korrik 2024 | 11:13

Policia në Mirëditë ka arrestuar një 27 vjeçar, i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. Shtetasi me inicialet E. Ç., banues në fshatin Batra kishte kultivuar në 7 parcela të ndryshme në distancë nga njëra tjetra, 374 bimë kanabis sattiva.

Parcelat ndodheshin në afërsi të fshatit të tij në vendin e quajtur “Përroi Batrajve”. Gjatë operacionit, ky shtetas u kap në flagrancë në njërën  prej tyre , duke u kujdesur për bimët narkotike në orët e vona të mbrëmjes.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. Ç., është sekuestruar një armë gjahu çifte pa leje si dhe është bërë bllokimi i po një arme tjetër gjahu me leje.

Në vijim të hetimeve , është identifikuar shtetasi J. M., 33 vjeç, si bashkëautor në këtë aktivitet. Edhe ky i fundit është i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ku vijon puna për kapjen e tij.

Gjithashtu u procedua penalisht për shpërdorim detyre edhe shtetasi S. Gj., me detyrë kryeplak i fshatit Batra. Ky shtetas dyshohen se nuk ka kryer detyrën e tij funksionale, në zonën që mbulon.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026