Ish-ministri i Financave: Ndikimi i taksës së pronës në ekonomi, biznesi do siguri

13 Korrik 2024 | 20:53

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka folur në emisionin “Review” në Euronews Albania mbi vendimin e ri për taksën e pronave.

Malaj tha se është e rëndësishme që taksat të mos ndryshohen shumë shpesh, pasi sipas tij, kjo jep pasiguri dhe paqëndrueshmëri për biznesin.

Ai tha gjithashtu se edukimi i taksambledhësve në Shqipëri është i dobët, pasi sipas tij, disa prej tyre janë të përfshirë në lidhje nepotizmi dhe të tjerë të kapur nga interesat e biznesit.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Si duket ky moment edhe ky propozim për të riparë edhe njëherë vlerësimin e pronave dhe për ta ulur atë nga masa 15 % në masën 3 % të tatimit dhe të taksës.

Malaj: Çdo taksë që ulet pritet të ketë një efekt pozitiv. Por ky efekt pozitiv minimizohet nga mënyra si hartohen politikat e taksave. Parimisht politikat e taksave duhet të jenë pjesë e buxhetit të vitit paraardhës. Menaxhimi i mirë i financave publike kërkon që ligji i buxhetit të bashkëshoqërohet me pasqyrën e ndryshimeve të taksave, në mënyrë që biznesi të njihet në kohë dhe të parapërgatitet.

E dyta është fakti që në menaxhimin e mirë të financave kërkohet që taksat të mos ndryshojnë njëherë në 3 vite. Pavarësisht nga studimet që janë bërë, ato që mbeten janë 4 parimet kryesore të taksimit të bëra nga Adam Smith, i cili përcakton e para barra e taksës, që sipas tij duhet shpërndarë sa më mirë. E dyta është që edukimi i taksambledhësve është i dobët. Çfarë parimi kanë, sa të prekur janë nga nepotizmi, sa të prekur janë nga interesat e biznesit, etj. Parimi i dytë i Adam Smith është siguria.

Biznesi duhet të dijë që taksat nuk ndryshojnë herë pas here. Nuk mund të bëhet një propozim në mes të vitit dhe të thuhet se ky do të funksionojë deri në zgjedhjet e ardhshme. Në rast që një kërkesë ka impakt në buxhet, ajo shkon në qeveri. Qeveria ka të drejtë vetëm 30 ditë. Atëherë Parlamenti e ka detyrë ligjore ta çojë në seancë dhe ta votojë po ose jo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026