EMRI| Tritol në katin e katërt të një pallati në Elbasan, plagoset rëndë 26-vjeçari
26-vjeçari Enea Thomaraj është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mbeti i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli në pallatin ku ai jetonte në Elbasan.
Sipas burimeve, objektiv ishin dy motrat të cilat jetonin me qira në hyrjen përballë, në pronësi të 59-vjeçarit B. B.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit 59-vjeçarit.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve, tha në një njoftim policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës