Tiranë| Gjendet me shenja dhune dhe i shtrirë në mes të rrugës 42-vjeçari

15 Korrik 2024 | 10:32

Një person është gjetur me shenja dhune i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Nga informacionet parparake bëhet me dije se kanë qenë kalimtarët të cilët kanë lajmëruar policinë. Personi në fjalë është identifikuar si shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026