Zgjedhjet e 4 gushtit, Koçi: Më mirë 1 grek që e do Himarën, se sa 1 shqiptar që…

17 Korrik 2024 | 13:41

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku analizoi zhvillimet më të fundit politike. Në fjalën e tij, Koçi, u ndal dhe te zgjedhjet në Himarë që pritet të mbahen më 4 gusht.

Poçi tha se kandidimi i minoritarit Vangjel Tavo, në Himarë, i cili kërkon marrëdhënie të mira Shqipëri-Greqi, është më mirë se kandidimi i shqiptarëve që duan më shumë Greqinë se sa Shqipërinë.

“Më mirë të votosh një grek që e do miqësinë shqiptaro-greke dhe që e do Himarën, se sa të votosh një shqiptar i cili do më shumë Greqinë se sa Himarën. Edhe ky që iku dhe ky që po vjen janë kandidatë që më shumë duan Greqinë dhe helenizmin se sa Himarën. Kam thënë dhe një gjë tjetër, edhe sikur në Greqi të kandidojë në një njësi vendore dikush që do më shumë Shqipërinë se sa Greqinë edhe unë s’jam dakord.

Duhen njerëzit që i dedikohen vendit dhe njësisë vendore ku kandidojnë. Kjo platforma e “Vorio-Epirit” është një platformë e rrezikshme, një platformë që cënon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë dhe këta janë persona që janë të lidhur me këta persona. Vetë mbështetja e Greqisë ndaj këtyre personave është kompromentuese”, tha Koçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026