Punësim i garantuar – Zyrtarja e Akademisë tregon kriteret për t’u bërë pjesë e FA

19 Korrik 2024 | 09:16

Kërkesat e të rinjve që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura janë shtuar, për shkak edhe të benefiteve gjatë studimeve por edhe për faktin se pajisen me 2 diploma pas kësaj shkolle.

Blerina Vorpsi, drejtoreshë e kurrikulave në Akademinë Ushtarake tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania se janë 70 kuota që pranohen në FA gjatë një viti dhe aplikimi bëhet njësoj si për degët e tjera të shërbimit civil.

Ajo u shpreh se në programet që ofrohen në FA nuk ka tarifa studimi por trajtohen që ditën e parë me pagesë dhe siguracione derisa të marrin titullin oficer dhe të paguhen sipas gradave.

“Që prej 2020 Akademia është pjesë e arsimit të lartë ndaj për t’u bërë pjesë duhet të aplikohet që në gjimnaz, të plotësojnë formularin dhe në 30 korrik fillojnë aplikimi ku zgjidhet një nga 3 programet e studimit; teknologji informacioni dhe komunikim në fushën e mbrojtjes,  marrëdhënie ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe shkenca komunikimi në fushën e mbrojtjes. Ka disa kritere për t’u pruar siç janë kriteret shëndetësore dhe pastërtia e figurës, janë 70 kuota gjithsej. Në programet që ofrohen në FA nuk ka tarifë studimi por trajtohen që ditën e parë me pagesë dhe siguracione derisa të marrin titullin oficer dhe të paguhen sipas gradave. Punësimi është i sigurt”, tregoi ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024