Shqipëria e viteve 1991-2010, hapet në Tiranë ekspozita me 101 fotografi

19 Korrik 2024 | 16:52

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) është hapur ekspozita “Things Take Time”, e cila ka në përbërje 101 fotografi që pasqyrojnë Shqipërinë e viteve 1991-2010.

Ekspozita “Things Take Time” paraqet punën e pesë fotografëve të MAGNUM, që së bashku bëjnë përpjekje për të pasqyruar periudhën pos komunizmit tranzicionit, ku secili përshkruan vizualisht situatën, nxitur nga përvojat personale dhe origjina e tij.

“ Kjo ekspozitë  vjen në COD si pasqyrë e dy dekadave, fundi i një marrëzie, do të thoshte populli, dhe fillimi i një shekulli të ri. Rënia e sistemeve totalitare në Evropën Lindore, fill mbas shembjes së Murit të Berlinit, i solli botës një kapitull të ri në histori” –tha Drejtoresha e Përgjithshme e COD, Eridana Çano.

Kuratorja Sylvia Saçini tregoi edhe përshtypjet dhe imazhin që i kishte lënë Shqipërinë, si dhe për punën për organizimin e ekspozitës.

“Këto vepra janë të një rëndësie të madhe, pasi shërbejnë si dëshmi historike dhe çojnë në një kuptim më të thellë të Shqipërisë së sotme dhe të vendeve të tjera të Ballkanit. Periudha në të cilën filluan të realizoheshin këto vepra, ishte vendimtare për historinë e vendit, pasi ishte një kohë tranzicioni, një situatë e paprecedentë për popullsinë.” – u shpreh kuratorja.

Edhe fotografi shqiptar, Enri Canaj, i cili jeton prej 34 vjetësh jashtë Shqipërisë, foli për organizimin e ekspozitës, eksperiencën e tij si fotograf.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 17 gusht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026