Partizani kualifikohet në Conference League, eleminohen Tirana e Vllaznia

19 Korrik 2024 | 17:04

Partizani është e vetmja skuadër e cila ka arritur të kalojë turin e parë kualifikues në Conference League.

Kjo pasi arriti të eleminonte maltezët e Marsaxxlok, duke i mposhtur këta të fundit në transfertë.

Dueli u mbyll në shifrat 2-1, me kryeqytetasit që përmbysën kundërshtarin me golat e Carës dhe Kekos.

Nga ana tjetër bardheblutë e Tiranës zhgënjyen në ndeshjen e kthimit të luajtur në Elbasan, aty ku shpresonin tek kualifikimi. Një gol i shpejtë i Torpedos mjaftoi që gjeorgjianët të avancojnë më tej, me Johnsen që realizoi në minutën e 3-të.

Sa i përket ekipeve të Superligës Shqiptare, zhgënjimi i mbrëmjes mund të konsiderohet Vllaznia, e cila u mund në Loro Borici 0-4. Skuadra islandeze e Valur arriti të realizojë tripletë që në pjesën e parë, për të vulosur kualifkimin në fraksionin e dytë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026