Braçe: Institucionet antikorrupsion duhet t’i nënshtrohen një reforme të thellë

19 Korrik 2024 | 19:04

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe tha se institucionet që luftojnë korrupsionin duhet t’i nënshtrohen një reforme të thellë.

Komentet Braçe i bëri në mbledhjen e Komisionit Antikorrupsion, ku tha se ka 35-vite që kjo strukturë nuk ndryshon.

Ai shtoi gjithashtu se nuk ka gjë më të tmerrshme se korruptimi i institucioneve të antikorrupsionit.

“Një pjesë e rëndësishme e institucioneve që luftojnë korrupsionin duhet t’i nënshtrohen një reforme të thellë, kanë 35 vjet që nuk ndryshojnë, në strukturë, në funksione, për 35 vite të bësh të njëjtën gjë nuk mund të presësh rezultate të tjera, edhe nën vullnete politike një pjesë e tyre janë korruptuar.

Më besoni nuk ka gjë më të tmerrshme në vend se sa korruptimi i instrumenteve të antikorrupsionit, nëse bien dhe ato pastaj mund të pranojmë gjerësisht se s’mund të ketë betejë antikorrupsionit. Çlirimin e instrumenteve të antikorrupsionit dhe një imunitet që t’i japim për t’u mbrojtur nga korrupsioni”, tha Braçe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026