Zbulohet skema e vrasjes së Faton Hajrizit, si ju arratis policisë dhe ku u fsheh

19 Korrik 2024 | 20:21

Kosovë Gjoci, korrespodenti i Euronews Albania në Kosovë, ka treguar me detaje gjithë skemën e vrasjes së Faton Hajrizit nga policia serbe. Gazetari ka treguar detaje nga ngjarja ku mbeti i vdekur një polic serb deri tek shkëmbimi i zjarri tqë Hajrizi pati me policinë serbe.

“Gjithçka ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në Loznicë, ku është ndaluar një taksi me dy persona, shoferi dhe një pasagjer. Policia ka hasur rezistencë nga personi që kishte një çantë me vete. Pas përplasjeve, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt dy policëve, ku vrau njërin.”-tha gazetari.

Pas kësaj, sipas njoftimeve të autoriteteve serbe, Fatoni është arratisur në drejtim të kufirit me Bosnjën dhe që nga ai moment është gjetur pasaporta e të vëllait, lëshuar nga shteti gjerman.

“Për 40 orë ka zgjatur aksioni i kërkimit të tij dhe lokalizimi i tij është bërë përmes disa kamerave të një dyqani, jo shumë larg vendit ku ai u ekzekutua. Për tu fshehur përdori si vend një fabrikë të vjetër, të braktisur. Më pas, ka pasur një shkëmbim zjarri, pasi Fatoni nuk ka pranuar të dorëzohej. Ka shtënë drejt tyre, derisa ka mbetur i vdekur.”-sqaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026