EMRI| Vetëvritet një nga të akuzuarit për skandalin me mikrokreditë
Olsi Ibro, një nga të akuzuarit, i shpallur në kërkim për skandalin me mikrokreditë, është vetëvrarë. Mësohet se Ibro është vetëhedhur nga pallati.
Përmes një njoftimi policia bëri me dije se ngjarja ndodhi në rrugën “Ramazan Shijaku”, ku Olsi Ibro, 45 vjeç është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë, Olsi Ibros iu sekuestruan pasuritë.
Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e pronave dhe pasurive të shoqërive Micro Credit Albania dhe Final nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe pastrim parash.
“Nga hetimet, rezultoi se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, duke pasur që në fillim të ushtrimit të aktivitetet të tyre (aktivitetit të blerjes dhe mbledhjes së kredive të këqija) mendimin unik kriminal, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona euro”, bëri me dije Prokuroria.
Bashkëshortja e Olsi Ibros, Elda Ibro është me masë sigurie “arrest në shtëpi” për të njëjtat akuza.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)