Aksidenti i mini-busit me shqiptarët në Itali, MEPJ: Janë jashtë rrezikut për jetën

20 Korrik 2024 | 19:54

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me lajmin se një minibus me turistë shqiptarë u përfshi në një aksident në Katania pasditen e kësaj të shtune. Përmes një deklarate për mediat MEPJ bën me dije se shqiptarët që ndodheshin në mini-bus ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet.

Ministria e Jashtme shton se përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.

Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar 16 persona. Ndërkohë që dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë një defekt me sistemin e frenimit.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHSHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026