Masakra në Memaliaj| Eksperti: Autorët mund të jenë arratisur drejt tokës greke

21 Korrik 2024 | 11:09

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka analizuar në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania alternativat e mundshme për kapjen e autorëve të masakrës në Memaliaj.

Sipas analizës së ekspertit mundësitë që autorët të jenë arratisur drejt tokës greke janë të mëdha, kjo pasi grupet kriminale janë të prirura të përdorin “shtigjet e gjelbra” për humbjen e gjurmëve.

“Mundësia është të jenë brenda territorit sepse janë njoftuar në kohë Pikat Kufitare. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që mund të kenë përdor edhe ndonjë shteg të gjelbër sepse janë zgjidhje që i përdorin grupet kriminale edhe për futjen e emigrantëve të paligjshëm”-tha eksperti.

Sipas tij, ngjarje të tilla madhore kërkojnë angazhimin e instancave kompetente sepse atentate të këtyre përmasave edhe sot e kësaj dite kanë mbetur pa autorë.

Nga atentati në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 3 persona janë angazhuar forca të shumta policie, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026