Tërheqja e Biden nga gara, reagon Trump: Presidenti më i keq në historinë e SHBA
Donald Trump ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale.
Përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social” Trump shkruan se Biden ka qenë presidenti më i keq në historinë e SHBA-ve.
“I shtrembëri Joe Biden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për president dhe sigurisht nuk është i përshtatshëm për të shërbyer – dhe kurrë nuk ishte!”
“Pozitën e Presidentit e ka arritur vetëm me gënjeshtra, Fake Neës dhe duke mos e lënë Bodrumin e tij”, tha më tej Trump.
“Të gjithë ata që e rrethonin, përfshirë doktorin e tij dhe mediat, e dinin se ai nuk ishte i aftë të ishte President”, shkruan ai.
“Ne do të vuajmë shumë për shkak të presidencës së tij, por do ta korrigjojmë dëmin që ai ka bërë shumë shpejt. BËJË AMERIKËN SË MADHE Sërish!”
Ndërsa është e paqartë se kush do të jetë kandidati demokrat, Trump tha se mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t’u mposhtur sesa Biden, në rast se ajo kandidon përballë tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat