Shtohen rastet me infeksione të veshit, mbi 55 urgjenca në ditë në QSUT
Me dhjetëra pacientë drejtohen çdo ditë në dyert e urgjencës së Francezit, në qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza me probleme të veshit.
Mjekët otorinolaringolog pohojnë se frekuentimi i pishinave dhe plazheve ka çuar në shtim të infeksioneve dhe pacientëve të të gjitha moshave që kanë nevojë për mjekim.
“Një nga shkaqet kryesore në këtë sezon, ne mund të kemi 55-60 pacientë që vijnë për shkak të infeksioneve të veshit. Pacientët shpesh kanë një dhimbje shumë të madhe te veshët. Moshat nisin nga moshat pediatrike por deri te ato adulte”,-tha Ervin Dyrmishi mjek otorinolaringolog në QSUT
Vetëmjekimi nga qytetarët është një tjetër problematik që shpeshherë vështirëson punën e mjekëve në trajtimin e sëmundjes.
“Drejtimi te mjeku është zgjidhja më e mirë për pacientin”,-tha mjeku.
Por kur vera ka ende ditë përpara, mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes.
“Pacientët mund të përdorin tapa nga ato që përdorin notarët, si dhe duhet të kenë një shmangie sa më shumë të zhytjeve në pishina apo ne dete, që ky infeksion të zgjidhet”, -tha mjeku Dyrmishi.
Edhe pse të rralla, infeksionet e patrajtuara të veshit mund të çojnë deri në dëmtim të dëgjimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar