Manaj vendos për të ardhmen, sulmuesi rikthehet në kampionatin turk

22 Korrik 2024 | 18:24

Emri i tij ishte ndër më të lakuarit sa i përket një ndryshimi të mundshëm të destinacionit për të ardhmen, por duket se Rey Manaj është i kënaqur tek Sivasspor.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka dhënë fund pushimeve e është rikthyer tek ekipi ku dhe mbylli sezonin e fundit, që padyshim mund të cilësohet si një rilindje e tij.

27-vjeçari ishte me pushime fill pas europianit, ndërsa tanimë që skuadra ka nisur pushimet është kthyer atje për tu bërë pjesë e fazës përgatitore.

Këtë gjë e ka konfirmuar skuadra e Sivasspor në rrjetet sociale, ku në një video të postuar me në qendër Manajn shkruan “Mirë se u ktheve mbreti i Sivas”, ndërsa një numër i madh tifozësh e pritën në aeroport. Manaj u përfol për një transferim të mundshëm këtë verë, ku interes kishte Besiktas, por dhe skuadra nga Italia e Spanja.

Duket se lojtari nuk do të lëvizë, të paktën dhe për sezonin e ri, duke qëndruar tek Sivasspor aty ku realizoi 18 gola, të cilët ishin tejet vendimtar për skuadrën e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026