A është gjallë Faton Hajrizi? Gazetari: Serbia nuk e ka dorëzuar trupin…

22 Korrik 2024 | 19:10

Gazetari Kosovë Gjoci tha në një lidhje direkte për Euronews Albania, se rasti i Faton Hajrizit, është mbuluar me një “mjegull” e me teori konsiprative, pasi trupi i tij ende nuk është dorëzuar.

Ai tha se shteti i Kosovës ka kërkuar të ketë një informacion më të detajuar rreth vdekjes së tij, ndërsa shtoi se familjarët e Hajrizit kanë kërkuar kthehet trupi. Sa kohë trupi i tij nuk është kthyer mbetet ende e paqartë nëse ai ka vdekur e nëse ai është personi që ka vrarë një polic serb e ka lënë të plagosur një tjetër.

“Ditët e fundit në media po qarkullojnë më shumë teori konspiracioni, nga shteti i Kosovës është bërë kërkesa që sa më shpejt të kemi një raport apo detaje të caktuara që ai person është Faton Hajrizi e të bëhet identifikimi i tij e më pas do të bëhet procedurat mjeko-ligjore. Normalisht kërkesa vjen edhe nga familja e Fatonit, e cila ka kërkuar që ti kthehet trupi nëse ai është vërtet Fatoni. Sepse me gjithë këtë informacion dhe dyshime, është krijuar një lloj mjegulle ndaj rastit të këtij personi.

informacionet që ne kemi janë kryesisht nga autritetet serbe dhe nga mediat serbe. Gjërat do të bëhen të qarta kur Serbia do të vendosë të dorëzojë trupin e Fatonit te familjarët e tij e të bëj pak a shumë publike pak a shumë analizat, raportet që lidhen edhe me identifikimin e tij, por edhe me analizat që do të kryhen nga instituti mjeko-ligjor në atë shtet në mënyrë që të dihet nëse është vërtet Fatoni dhe nëse është vërtet ai që ka kryer krimin duke vrarë një policë e duke plagosur një tjetër”,-tha gazetari Kosovë Gjoci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026