Çifti nga Australia: Për herë të parë për pelegrinazh në vendet e shenjta Islame

23 Korrik 2024 | 08:00

Historiani e studiuesi Naim Flamuri dhe bashkëshortja e tij Saranda Flamuri (çifti shqiptar që jeton në Australi), kanë rrëfyer në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, eksperiencën e tyre të parë të pelegrinazhit në vendet e shenjta Islame, Mekë e Medinë.

Ata kanë treguar se kanë shkuar në vendet e shenjta në atë që njihet si Haxh i vogël, apo Umra.

Sipas tyre, pelegrinazhi në vendet e shenjta është një bekim nga Zoti dhe shprehen të kënaqur për këtë mundësi.

“Është hera ime e parë. Besoj që kur vjen koha duhet të vish edhe për Haxh, është obligim. Besoj kur vjen koha, ashtu do Zoti dhe është ai momenti që vjen prej dëshirës së Zotit dhe është krejt me besim”, tha Saranda Flamuri.

“Ky pelegrinazh quhet Umra, që do të thotë Haxh i vogël apo përkushtim i vogël. Ndërsa Haxhi bëhet vetëm në muajin e caktuar që quhet Kurban Bajrami që e kemi ne. Dhe ajo ndodh vetëm një herë në vit dhe shkon sipas rregullave të bashkësive Islame që janë si në Kosovë, si në Ulqin, Maqedoni apo Shqipëri. Janë numër i kufizuar që shkojnë dhe zgjat më shumë, zgjat një muaj. Ne kemi një gjë, që çdo gjë prej Zotit do të bëhet”, tha Naim Flamuri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024