Basha thirrje deputetëve të PD: Ju kërkoj të refuzoni rimbylljen e listave zgjedhore
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se ka një pakt mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për të mbajtur listat e mbyllura, madje sipas tij për t’i mbyllur plotësisht.
Komentet Basha i bëri në një deklaratë për mediat, ku tha se mos hapja e listave i intereson Ramës e Berishës për të konsoliduar kontrollin mbi vartësit e tyre.
Basha gjithashtu u bëri thirrje deputetëve të PD-së, që në emër të votës që kanë marrë nga demokratët, të refuzojnë rimbylljen e plotë të listave.
“Ne kemi kërkuar hapjen e plotë të listave. Të gjithë e keni parë si u shpërdorua kërkesa jonë për hapjen e listave. Kërkesa jonë për hapjen e listave, për të bërë një hapje sa për sy e faqe, një gjasme hapje që në fakt ruante një të tretën e listës si monopol të kryetarëve të partive dhe vendosi një prag prej 10 mijë votash për pjesën tjetër të listës.
Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar dhe e ka quajtur antikushtetuese këtë stikulim të kodit zgjedhor, të kaluar në atë kohë nga Edi Rama dhe njerëzit e tij në Parlament.
Dyshja e tangos ka mbyllur, apo sipas informacioneve ka mbyllur pazarin që ditën e premte, me sebepe të neveritshme të bashkojnë votat për të kaluar jashtë vëmendjes së publikut këtë atentat kushtetues, që së pari i shërben Ramës dhe Berishës, të konsolidojnë kontrollin mbi vartësin e tyre.
Kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur. Një pjesë prej jush e ka kapur ankthi i konkurrencës me lista të hapura. Ku kërkoj sot në emër te votes të keni marrë 3 vite më parë që te refuzoni rimbylljen e listave”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)