Dyndje vizitorësh në kalanë e Gjirokastrës, 100 mijë turistë gjatë këtij viti
Kalaja e Gjirokastrës ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër thotë se deri në muajin korrik të këtij viti janë 100 mijë vizitorë, vendas e të huaj.
Bëhet fjalë për 31.000 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Kjo e bën Kalanë e Gjirokastrës, një nga destinacionet turistike më të vizituar dhe pëlqyer prej turistëve nga gjithë bota në vendin tonë.
Kalaja është një histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës dhe përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.
Duke filluar nga viti 1968, skena e gurtë e kalasë së Gjirokastrës pret instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folkut në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar Folklorik të Gjirokastrës. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë