Atletika shqiptare në olimpiadë, Franko Burraj synon rekord kombëtar në Paris
Çdo ditë e gjen duke u stërvitur nën ethet e olimpiadës së Parisit në shtëpinë e tij Loro Borici, Franko Burraj është gati për sfidat e reja. 25-vjeçari është tejet i motivuar, ndërsa në pak ditë e presin duelet më të vështira të karrierës, por kjo gjë nuk e tremb aspak. Përgatitjet kanë vijuar prej kohësh, me Burrajn që këtë herë i duhet të garojë jo si zakonisht.
“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, kemi 2 muaj që stërvitemi për 100 mertërshin, jam shumë i emocionuar. Natyrisht që do të jetë e vështirë, sepse nuk është gara ime, une garoj për 400 dhe 200 metër e të lëvizësh në 100 metër është e vështirë, për mët tepër që në një olimpiadë, në nivelin më të lartë të atletikës”, deklaroi Burraj.
Më herët është renditur i 11-ti në botë, ndërsa edhe në olimpiadë shkon me disa synime, të cilat shpreson t’i arrijë.
“Kam rekord 200 dhe 400 m, dua dhe të 100m. Rekord i vështirë mbahet nga Makaj, i thyer 20 vite më parë. Kemi qenë afër tij dhe shpresojmë”, deklaroi Burraj.
Lojërat olimpike këtë edicion zhvillohen në Paris, aty ku dhe Shqipëria synon të fitojë medalje, ndërsa garon në 4 sporte, mundje, atletikë, not dhe qitje me 8 sportistë në total.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale