Gjermania mbyll qendrën islamike në Hamburg pretendon se mbështeste Hezbollahun
Qeveria gjermane mbylli qendrën islamike në Hamburg dhe ndaloi aktivitetet e organizatës, duke e akuzuar se është një mjet i teokracisë iraniane, që nxit ekstremizmin islamik dhe mbështet grupin libanez Hezbollah.
Ndalimi, i aplikuar edhe ndaj 5 organizatave të tjera në Gjermani, vjen pas kontrolleve të kryera në nëntorin e kaluar, kur policia bastisi 53 prona në mbarë vendin.
Në vjeshtë, organizata deklaroi se dënonte çdo formë të dhunës dhe ekstremizmit dhe se kishte lobuar gjithmonë për paqen, tolerancën dhe dialogun ndërfetar.
Por ministrja e Brendshme, Nancy Faeser deklaroi se hetimet kishin konfirmuar pa asnjë dyshim se aktivitetet e organizatës IZH nuk ishin vetëm të natyrës fetare.
Organizata kishte qenë prej kohësh nën hetim nga shërbimi gjerman i inteligjencës, që ka deklaruar se ajo ishte përfaqësia më e rëndësishme e Iranit në Gjermani krahas ambasadës së Republikës Islamike në vend.
Më herët, ministrja Faeser deklaroi se po vepronin kundër islamikëve radikalë dhe jo kundër një feje apo një shteti tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës