Vula te Berisha, Indrit Sefa tërhiqet përfundimisht nga politika: Luftë e egër!
Ish-sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, është tërhequr përfundimisht nga politika, pasi Gjykata i dha ish-kryeministrit vulën e PD-së, të cilën më parë e zotëronte Lulzim Basha.
Sefa i ftuar në Euronews Albania ka thënë se tërheqja e tij vjen për shkak se ai nuk mund të bashkohet me personat që sot përfaqësojnë PD-në, pasi ka mbajtur më parë ndaj tyre qëndrime të forta politike.
Ai shtoi gjithashtu se lufta politike në Shqipëri, sidomos brenda të djathtës, është mjaft e egër, çka bën sipas tij që edhe brezi i ri të qëndrojë larg politikës.
“Zgjedhja ime është që ky si akt politik është akti i fundit politik që unë kam ndërmarrë. Do shoh angazhimet e mia në fushën profesionale dhe do i përkushtohem më shumë. Unë vendimmarrjen e kam përfundimtare. Ia kam komunikuar edhe strukturave më parë. Nuk e kam bërë publik më parë, pasi kemi marrë një vendim në ato struktura ku kemi qenë pjesë që do të bëhej rekurs në Gjykatën e Lartë.
Pasi mbyllëm edhe rekursin, vendosa që të tërhiqem. Unë e kam të vështirë që të bëj pjesë në një grup njerëz që aktualisht përfaqësojnë PD, për të cilët unë kam mbajtur qëndrime publike e politike. Morali është një element i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm në politikë. Unë nuk mundja ta përballoja dot këtë. Nuk mund ta bëja dot këtë kapërcimin e ylberit që në fillim të shaja dhe pastaj të thoja për të mirën e partisë do bashkohemi.
Nuk do të them që eksperienca ime do të shërbejë për të gjithë të rinjtë e tjerë. Ne u munduam që PD ta kthejmë në shinat në të cilat ajo u ndërtua e themelua, që të jetë një PD e vërtetë, që në qendër të saj të jetë individi. Për faj të lidershipit, për fajin tonë, për fajin e situatës, etj. Menefregizmi që ka brezi ynë për politikën është vrastare. Të rinjtë nuk duan të bëhen pjesë e politikës, për t’ju shmangur kësaj lufte të egër politike”, tha Sefa.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”