Raporti i KE për Shqipërinë|Nga arritjet e SPAK, tek arrestimet në 3 vitet e fundit
Komisioni Europian publikon sot raportin e tij për sundimin e ligjit për Shqipërinë.
Në krye të raportit theksohet tentativa dhe ndërhyrjet mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarët publik dhe politikanët, ndërsa inkurajon SPAK-un për rezultatet e arritura.
“Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për vepra korrupsioni është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa një ligj i fundit për amnisti ngre shqetësime. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe gjatë fushatave elektorale.” -shkruhet në raport.
Mes gjetjeve sa i përket zbatimit dhe funksionimit nga ana institucionale të reformës në drejtësi, raporti thotë se ka mangësi në emërimet e anëtarëve jo magjistratë të KLGJ dhe KLP.
Në krye të raportit theksohet tentativa dhe ndërhyrjet mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarët publik dhe politikanët, ndërsa inkurajon SPAK-un për rezultatet e arritura.
“Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për vepra korrupsioni është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa një ligj i fundit për amnisti ngre shqetësime. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe gjatë fushatave elektorale.” -shkruhet në raport.
Sa i takon medias, Komisioni Europian shkruan se ekzistojnë shqetësime më pavarësinë e transmetuesit publik, ku thuhet kështu:
“Rregullimi i kufizuar për transparencën e pronësisë së medias dhe përqendrimi i lartë ndikojnë negativisht në pavarësinë e medias. Ekzistojnë shqetësime në lidhje me pavarësinë e transmetuesit publik.”
Në përfundim të raportit flitet për vendimet e Gjykatës Kushtetuese në ruajtjen e balancës mes institucioneve, por e quan dështim moszbatimin e vendimeve të saj nga Parlamenti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Komisioni Europian nuk pajtohet për hapjen e negociatave për Bosnje Hercegovinën
- Komisioni Europian thyen heshtjen për arrestimin dhe burgosjen e Fredi Belerit
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar