A do kandidoje në pjesën e pasigurt të listës në Durrës? Mëhilli pyet Bylykbashin

24 Korrik 2024 | 21:48

Moderatorja e emisionit Euronews Now, Erla Mëhilli e ka pyetur në një lidhje të drejtpërdrejt deputetin e Partisë demokratike, Oerd Bylyklbashin nëse do të kandidonte në qytetin e Durrësit në pjesën e 2/3 –ës së listës zgjedhore.

Pra thënë më qartë, do të zgjidhte të garontë në 1/3 e listës zgjedhore e cila në përbërje ka kandidatët e zgjedhur nga kryetari i partisë, apo në pjesën e 2/3-ës së listës, mes atyre që do të duhet të luftojnë realisht për fitore.

Në përgjigjen e  tij deputeti ka shprehur preferencën për të garuar në një system mazhoritar, si ai i 2005-ës dhe gjithashtu ka deklaruar se do t’i përgjigjet çdo vendimi të dhënë nga Partia Demokratike.

Pjesë nga emisioni:

Moderatorja: Z.Bylykbashi ju do ishit i gatshëm të ishit pjesë tek lista e hapur si kandidat për Durrësin, pjesë e dy të tretës dhe jo tek 1/3 e listës që është e mbyllur?

Bylykbashi: Unë do t’i përgjigjem çdo lloj vendimi të Partisë Demokratike. Unë vetë preferoj ,përballë një liste të hapur ose një sistemi si ai i vitit 2005, që garohej në sistemi mazhoritar, zgjedh sistemin mazhoritar. Pra të garoj kundër kundërshtarit tim politik, jo kundër kolegut tim , se kush ti marrë mandatin kujt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026