Rritja e shkallës së vdekshmërisë në Shqipëri, mjeku rendit 3 arsye
Mjeku Besnik Jakaj renditi në Euronews Now me Erla Mëhillin tre arsyet kryesore se përse niveli i vdekshmërisë është shumë i lartë, krahasuar me numrin e popullsisë, duke ju referuar të dhënave të Censusit të fundit.
“Shpopullimi bën plakjen e popullsisë. Pastaj me këtë numër popullsie të plakur , rritet edhe niveli i vdekshmërisë. Veç kësaj, është edhe sistemi shëndetësor dhe mënyra e jetesës. Në vendin tonë është rritur varfëria, është ulur mirëqenia ekonomike dhe është përkeqësuar shërbimi shëndetësor.” –tha
Në vijim mjeku sqaroi se me plakjen e popullsisë, me kalimin e kohës do të duhen më tepër shpenzime sa i përket sistemit shëndetësor.
Duke ju referuar dyshimeve të hedhura nga opozita lidhur me vërtetësinë e shifrave të popullsisë, të publikuar nga Censusi i fundit, mjeku sqaroi se pavarësisht numrit të popullsisë, vdekshmëria ngelet po prapë në nivele shqetësuesë për vendin tonë.
“Disa drejtues të opozitës kanë thënë se shifrat nuk janë të sakta. Ama është tjetër gjë vdekshmëria për 1000 banorë nga 2,4 milionë banorë dhe tjetër nëse vdekshmëria është 1000 banorë për 1,4 në total. Prapë është fenomen shqetësues.” –vazhdoi Jakaj më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh