Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara, 115 mijë persona, 40% më shumë se para 1 viti
Kalaja e Gjirokastrës është monumenti i kulturës më i vizituar në vend, ndërsa prej fillimit të vitit numëron rreth 115 mijë vizitorë vendas dhe të huaj. Me vlerat historike dhe ndërtimore kështjella e Argjiros tërheq veçanërisht turistët e huaj, të cilët janë 5 herë më shumë se ata vendas.
“Kalaja e Gjirokastrës në shifrat e 7 mujorit është rreth 40% më shumë vizitorë se viti i kaluar, shifra konkrete është 115 mijë vizitorë janë deri në ditën e sotme në kalanë e Gjirokastrës krahasuar me 82 mijë vizitorë që ka patur në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, theksojmë faktin që shumica e vizitorëve janë vizitorë të huaj në masën 80% vizitorë të huaj dhe 20% vizitorë vendas”, ka thënë Ardis Dika, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër.
Turistët e huaj që vizitojnë kështjellën vijnë nga vende të ndryshme të botës ndërsa shprehin interes për vlerat historike të saj, muzeumeve dhe në tërësi të qytetit të Gjirokastrës
“Vizitueshmëria dhe interesi i madh për Muzeun e Kalasë tregon që vizitorët janë më tepër të huaj sesa shqiptarë ka nga Europa, nga Amerika, nga Australia e largët dhe të gjithë janë të interesuar për historikun e qytetit”, ka thënë Albana Ismaili, cicerone.
Një pjesë e turistëve që ndodhen për herë të parë kështjellën e gurtë e cilësojnë të veçantë duke premtuar se do të rikthehen sërish në Gjirokastër dhe vendin tonë.
“Jemi nga Australia, kështjella me të vërtetë na u duik fantastike mësuam shumë ndërsa ndeshëm pjesë të hisorisë këtu, me të vërtetë e mrekullueshme”, tha një turiste.
“Jemi nga Spanja, ngelëm të befasuar nga vizita këtu në kala, sepse ka shumë gjëra të bukura, më parë se të vinim këtu vizituam Beratin,mendojmë se të dy qytetet kanë gjëra të përbashkëta por kjo kështjellë e bën Gjirokastrën të veçantë”, tha një turist.
Përgjatë këtyre ditëve të sezonit veror specialistët e monumenteve vazhdojnë mirëmbajtjen e kalasë së Gjirokastrës dhe sigurimin e kushteve për vizitueshmërinë e turistëve ne mjediset e saj
ARDIS DUKA, DREJTOR I DREJTORISË RAJONALE TË TRASHËGIMISË KULTURORE, GJIROKASTËR
“Në mënyrë periodike ,të përditshme kryhet mirëmbajtja e kalasë , gjithashtu shërbime për vizitorët duke i ofruar edhe guida në spektrin e infomimit mbi kalanë por jo vetëm për të dhe për të gjitha monumentet e kulturës që janë në Qarkun e Gjirokastrës, ku vizitorët ndihen të informuar edhe mbi objektet e kultit, mbi urat apo të tjera monumente kulture”, tha Ardis Duka, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër.
Në këtë fund-korriku në Gjirokastër konstatohet një rritje e vizitueshmërisë krahasuar me ditët e para të këtij muaji, ndërsa qyteti i UNESCO-s po mirëpret gjithmonë e më shumë turistë.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 09:19 Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen