Dy skuadrat e fundit nga Superliga në raundin e dytë të Conference League
Këtë të enjte dy ekipet e vetme nga Superliga shqiptare që vijojnë garën në Conference League do të luajnë aktin e parë të raundit të dytë kualifikues.
Egnatia dhe Partizani përballen respektivisht rrogozhinasit me Vikingur Reykjavik, e në anën tjetër demat në orën 18 zbresin në fushë ndaj Iberia Tbilisit.
Egnatia tanimë sic dihet me disa mungesa, kjo dhe për shkak të largimeve si Ibrahimoglu apo dhe portieri Sheri që iu bashkua Cagliarit, por rrogozhinasit do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv në transfertë, për të vulosur kualifikimin një javë më pas.
Sa i përket të kuqve, përgatitjet kanë marrë fund, me trajnerin Shehi që e ka gati formacionin startues.
Skema nuk pritet të ndryshojë pas atij suksesi ndaj Marsaxlokk në raundin e parë kualifikues, me Qirkon që do të qëndrojë në portë, më pas mbrojtja me Hadroj, Sembene, Bytyci e Zguro.
Mesfusha do të jetë sërish me 4 Buxhelaj, Maget, Mehmeti dhe Rrapaj, ndërsa në sulm Cara i konfirmuar, teksa pritet që të mbështetet nga Bintsouka.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër
Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat
- 09:59 Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
- 09:54 Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
- 09:53 Rekord historik për filmin “Michael”, kalon 1 miliard dollarë në arkë
- 09:42 Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër
- 09:38 Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
- 09:31 Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona