KLP cakton në detyrë 23 magjistratë, zbardhen emrat e prokurorëve të rinj

26 Korrik 2024 | 09:53

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën enjte seancën plenare të radhës, në prani të 9 (nëntë) anëtarëve të tij, si dhe të ftuarve përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, misionit EU4 JUSTICE dhe medias.

Në mbledhje u caktuan në detyrë 23 magjistratë të rinj, të cilë do të ushtrojnë profesionin e prokurorit pranë Gjykatave të Shkallës së Parë në disa rrethe të vendit.

“Pas caktimit në detyrë të 23 magjistratëve të emëruar në seancën e datës 18.07.2024 dhe shpalljes së vendeve vakante me Vendimin nr. 140, datë 18.07.2024, magjistratët dakordësuan ndërmet tyre, mbi pozicionet e shpallura për plotësim si dhe për caktimin e prokurorive ku do të ushtrojnë detyrën”, thuhet në njoftimin e KLP.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi unanimisht miratimin e vendimeve për caktimin në detyrën e prokurorit të magjistratëve pranë prokurorive respektive sipas marrëveshjes së dakordësuar, si vijon:

  • Zonja Olta Hadushaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
  • Zonja Ema Lazaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
  • Zonja Ornela Ferhati – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
  • Zoti Mirjon Brahimllari – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
  • Zonja Elsa Gjeli – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
  • Zonja Greta Dreni – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
  • Zoti Kristi Jorgji – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
  • Zoti Arbër Delilaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
  • Zonja Aulona Haxhiraj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
  • Zonja Hava Memko – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
  • Zonja Arjeta Plaku – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
  • Zoti Renato Tosku – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
  • Zonja Enkelejda Meçka – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
  • Zoti Enea Babameto – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
  • Zonja Valbona Verzeroli – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
  • Zonja Anjeza Topçi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korcçë.
  • Zonja Vilma Kapaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
  • Zonja Briselda Zhuzhi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
  • Zonja Arisa Shkrepi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
  • Zonja Brisida Leka – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
  • Zonja Klerta Çonga (Gjika) – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
  • Zonja Sonila Qerolla – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
  • Zonja Rajmonda Xhelollari – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK

Është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për...
14:17 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 48-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë...
13:25 | 28/07/2026