Endri Shabani për listat zgjedhore: Nuk ka reformë, ka rikthim të 2008-ës
Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani komentoi në Euronews Now një prej ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, ndarjen e listave zgjedhore në dy pjesë.
Shabani e ka etiketuar këtë ndarje si një kopje e ndryshimeve të legjislacionit për zgjedhjet në vitin 2008.
“Nuk ka reformë, ka 2008 2.0, pra një vazhdimësi e 2008-ës. Praktikisht Edi Rama dhe Sali Berisha u bënë bashkë për t’i hequr qytetarëve shqiptar të drejtë për të zgjedhur. Edhe kësaj radhe ja heqin pushtetin qytetarëve dhe ja kalojnë vetes.” -tha ai.
I pyetur për efektin që kjondarje e listave ka tek partitë e vogla, Shabani tha se është një mundësi për të afruar rreth vatrës së tyre të rinj të angazhuar, të cilëve ju është”mbyllur” shtegu drejt kandidimit në partitë e vjetra.
“Ka më shumë hapërisë sot për partitë e reja nga sa ka pasur, sepse i është mbyllur hapësira partive të vjetra. Asnjë i ri nuk mund t’ju afrohet më këtyre partive, pasi praktikisht do futen të zgjedhurit e kryetarit. Kështu krijohet mundësia që të futen në lëvizjet reja dhe të angazhohen aty. Qytetari do shkoj të votojë, por do votojë për ata 100 të parët, të emëruarit e partive.” -u shpreh Shabani.
Ngërçi sipas tij është fakti që çdo parti do detyrohet që të çojë dy lista, një prej të cilave e mbyllur dhe për këtë edhe nisma që ai përfaqëson do detyrohet të bëj një lloj ndarje mes anëtarëve në procesin e renditjes në listat zgjedhore.
Këtë vendim që është quajtur si një marrëveshje mes dy partive Ps dhe PD, kreu i nismës “Thurje” u zotua se do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese, për rrëzimin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Parlamenti dështoi me Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: 2019 s’duhet të ndodhte
- Bardhi: Edhe ata që do vijnë nga 2/3 e listave do i binden kryetarit
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut