“Premtuat legalizimin e çdo ndërtese, por…”, urbanisti përplaset me Maznikun

26 Korrik 2024 | 21:01

Urbanisit Gentjan Kaprata dhe ministri Pushtetit Vendor kanë pasur një debat në emisionin Review, në Euronews Albania sa i përket objekteve që ka legalizuar qeveria në pushtet gjatë tre mandateve.

Sipas Kapratës në nisje të mandatit të parë qeveria Rama u zotua se do të legalizonte të gjitha ndërtesat e palegalizuara që qeveria paraardhëse kishte lënë.

Nga shifrat që urbanisti dha pretendohej që në këto tre mandate të jetë dyfishuar numri i ndërtesave të palegalizuara nëse e krahasojmë me shifrën e ndërtesave të palegalizuara që qeveria e Berishëss la në vitin 2013.

Pjesë nga emisioni:

Urbanisti: Ju e morët pushtetin në 2013-ën dhe ju dorëzoi qeveria e mëparshme 310 mijë ndërtesa informale dhe premtuat që do i legalizonit në katër vjeçarin e parë. Sot jemi në katër vjeçarin e tretë dhe ju thoni që janë 500 mijë ndërtesa informale, praktikisht i keni dyfishuar. Kjo ka ndodhur për shkak se jeni qeveri e korruptuar apo tolerant ndaj këtyre?

Ministri: Nga viti 2006 deri në vitin 2013 janë legalizuar vetëm 20 mijë objekte.

Urbanisti: Jo është gënjeshtër.

Ministri: Nga 2013 e sot janë legalizuar 250 mijë objekte dhe nuk kanë qenë 300 mijë, janë dorëzuar 300 mijë dosje, por jo 300 mijë objekte por kanë qenë më shumë se aq, diku tek 500 mijë.

Urbanisti: Është hera e parë që dëgjoj ktë teorinë që ka më shumë dosje sesa ndërtesa të palegalizuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026