Largimi i Nikollës nga drejtimi i Kuvendit, Berisha: Si mjek i uroj shërim, por…

27 Korrik 2024 | 12:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me njoftimin e largimit të Lindita Nikollës nga detyra e kryeparlamentares për shkak të problemeve shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjen social “facebook”, Berisha thotë se si mjek i uron Nikollës shërim të shpejtë dhe të plotë.

Ndërkohë që duke iu referuar punës 3-vjeçare si drejtuese e parlamentit, kreu i PD, e cilëson Nikollën si “një skllave të kryeministrit Rama dhe një avokate të ligjeve të korrupsionit”.

Postimi i Berishës:

Dy fjalë për Lindën e Parlamentit!

Mbrëmë Linda e Parlamentit njoftoi dorëheqjen e saj për arsye shëndetësore. Si mjek, asaj si çdo njeriu i uroj me sinqeritet shërim të shpejtë dhe të plotë. Kurse për të tjerat deklaroj se ajo ka qenë një skllave e verbër e pa dinjitet e Edi Ramës, kreut të narko-regjimit të Tiranës për të cilin Linda nuk ka njohur rregullore, ligje dhe Kushtetutë dhe i ka shkelur ato në mbrojte të shokut te saj të armëve si asnjë Kryetar/ kryetare tjetër në 33 vjet parlament pluralist. Ajo ka mbështetur me fanatizëm sistemin e shokut te saj të armëve në vjedhje dhe ka shkelur si askush tjetër të drejtat themelore kushtetuese të Opozitës në Parlament. Linda e parlamentit është autore e rregullores më të keqe, më armiqësore ndaj opozitës dhe pluralizmit politik dhe më të njëanshme e më të turpshme në Europë.

Gjate tre viteve të saj në drejtim, ajo me verbërinë e një skllaveje pa dinjitet kaloi në parlament ligjet më të këqija në historinë 33 vjeçare të pluralizmit.

Si ministre arsimi Linda e parlamentit është shkatërrimtarja e sistemit arsimor dhe përgjegjëse më kryesore sigurisht jo e vetëm e arsimit në Shqipëri, e rënies së tij më të madhe në botë, 62 pikë në matematikë në testin e PISA gjatë 8 viteve të fundit të marra së bashku. Ajo me Ndrecën, sekretar të përgjithshëm është akuzuar se dorëzoi detyrën me një vile pas rikonstruksionit prej 13 milionë euro të ndërtesës së Ministrisë së Arsimit. Linda e parlamentit largohet si një avokate e ligjeve të sistemit të korrupsionit, vjedhjes dhe krimit dhe turpit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026