Russell i rezistoi Hamilton dhe triumfoi në Spa

28 Korrik 2024 | 17:08

George Russell ja doli të mbajë pas shokun e skuadrës te Mercedes, Lewis Hamilton për fitoren e 3’të në karrierë në “Belgian Grand Prix”. Një sukses i madh në garën e transmetuar për të 1’ën herë në Euronews Albania dhe IN radio, ku ai u nis nga vendi i 6’të. Ai kreu një pilotim të jashtëzakonshëm në strategjinë me një ndërrim gomash duke qëndruar në kryesim dhe menaxhuar atë deri në xhiron e fundit.

Kjo u konfirmua nga rezistenca ndaj 7 herë kampionit të Botës që kishte goma 15 xhiro më të reja por nuk ishte në gjëndje të mposhte stilin impresionues të shokut të skuadrës. Hamilton u afrua në më pak se +0.500s por ashtu si edhe pilotët e tjerë e pati më të vështirë se u mendua për të parakaluar duke mos qënë asnjëherë në kushtet e nevojshme të mjaftueshme.

Ndërkohë që Russell menaxhonte kryesimin, McLaren dhe Oscar Piastri mbyllën distancën ndaj Hamilton por pa mundur të ngjiten në vendin e 2’të. Shtatë sekonda pas tyre erdhi Ferrari i Charles Leclerc që u parakalua nga Piastri në “Les Combes chicane” dhe mbylli xhirot e fundit në duel me Red Bull’in e Max Verstappen dhe McLaren’in e Lando Norris.


Pas Norris u rendit Ferrari i Carlos Sainz që 5 xhiro nga fundi parakaloi Red Bull’in e Sergio Perez duke ngritur akoma më shumë dyshimet për të ardhmen e meksikanit. E cila do të vendoset gjatë pushimeve, por rënia nga vendi i 2’të në fundin e zonës së pikëve, është diçka që nuk e favorizon aspak Perez që në xhiron e fundit vendosi kohën më të shpejtë duke marrë 1 pikë më shumë në klasifikim.

Fernando Alonso mori pikë të vlefshme për Aston Martin në vendin e 9’të ashtu si Alpine dhe Esteban Ocon që plotësuan top-10. Ky ishte klasifikimi përfundimtar në “Belgian Grand Prix” që u transmetua në Euronews Albania dhe IN radio:

1. George Russell (Mercedes) 1:19:57.040
2. Lewis Hamilton (Mercedes) +0.526s
3. Oscar Piastri (McLaren) +1.173s
4. Charles Leclerc (Ferrari) +8.549s
5. Max Verstappen (Red Bull) +9.226s
6. Lando Norris (McLaren) +9.850s
7. Carlos Sainz (Ferrari) +19.795s
8. Sergio Perez (Red Bull) +43.195s
9. Fernando Alonso (Aston Martin) +49.963s
10. Esteban Ocon (Alpine) +52.552s
11. Daniel Ricciardo (RB) +54.926s
12. Lance Stroll (Aston Martin) +63.011s
13. Alex Albon (Williams) +63.651s
14. Pierre Gasly (Alpine) +64.365s
15. Kevin Magnussen (Haas) +66.631s
16. Valtteri Bottas (Sauber) +70.638s
17. Yuki Tsunoda (RB) +76.737s
18. Logan Sargeant (Williams) +86.057s
19. Nico Hulkenberg (Haas) +88.833s
DNF. Zhou Guanyu (Sauber)

Ky është klasifikimi i 10 pilotëve të parë pas 14 garave:
1. Max Verstappen – 275 pikë
2. Lando Norris – 197
3. Charles Leclerc – 174
4. Oscar Piastri – 164
5. Carlos Sainz – 160
6. Lewis Hamilton – 143
7. George Russell – 141
8. Sergio Perez – 129
9. Fernando Alonso – 47
10. Lance Stroll – 24

Ky është klasifikimi i konstruktorëve pas 14 garave:
1. Red Bull – 404 pikë
2. McLaren – 361
3. Ferrari – 340
4. Mercedes – 284
5. Aston Martin – 71
6. RB – 33
7. Haas – 27
8. Alpine – 10
9. Williams – 4
10. Sauber – 0

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024