Provokon Vuçiç, fton në festën e çlirimit të Beogradit ambasadorin rus në Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç edhe njëherë tregon raportet e tij të forta më Rusinë.
Në një postim në rrjetin social Instagram Vuçiç bën me dije se ai dhe ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, kanë rënë dakord që të dyja shtetet të fetsojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit.
“Ne jemi pajtuar që të përkujtojmë së bashku 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit. Ne kemi diskutuar për temat e interesit të përbashkët, sidomos në fushat si tregtia, kultura dhe siguria rajonale”, shkruan Vuçiç pas takimit me ambasadorin rus.
Ai shton se me diplomatin rus bisedoi edhe për “situatën aktuale në shtet dhe rajon”.
Përvjetori i çlirimit të Beogradit nga pushtuesi gjerman, festohet më 20 tetor.
Kujtojmë se Në 70-vjetorin e çlirimit të Beogradit, të zhvilluar më 2014, mori pjesë edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Serbia është një prej pak vendeve të Evropës që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara