Nga Shëngjini në Pogradec, Balla nuk ndalet në ditën e fundit si ministër

30 Korrik 2024 | 12:57

Taulant Balla duket se nuk e ka ndalur punën e tij në drejtimin e Ministrisë së Brendshme edhe në ditën e fundit të tij si drejtues në këtë post.

Pas inspektimit të situatës së zjarrve në Shëngjin, Balla ka udhëtuar drejt pikës së kalimit kufitar në Qafë Thanë.

Përmes njënjoftimi nga zyra e shtypit të ministrisë, Balla bën me dije se dha porosi në pikën kufitare për një regjim të lehtësuar. Ai nënvizoi se sa i takon pikave kufitare me Greqinë, pala shqiptare duhet të mbajë kontakt me homologët fqinj për rritjen e numrit të sporteleve.

“Fluksi në Pikat e Kalimit Kufitar, Ministri i Brendshëm nga Qafthana, në Pogradec jep porosi për kalim në regjim të lehtësuar. Sa i përket pikave të kalimit me Greqinë të mbahet kontakt me palën greke për rritjen e numrit të sporteleve”, thuhet në njoftim.

Kjo e martë është dhe dita e fundit e Ballës në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Me mbledhjen e parlamentit në orën 17:00, Balla pritet të emërohet si ministër për Marrëdhëniet e Shtetit me Parlament. Drejtimi i Ministrisë së Brendshme pritet të merret nga Ervin Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026