Vritet në Iran udhëheqësi politik i Hamasit

31 Korrik 2024 | 09:21

Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në kryeqytetin iranian Teheran, në një atentat që mund të sjellë më tepër destabilizim në Lindjen e Mesme si dhe të rrezikojë negociatat Izrael-Hamas.

Haniyeh u godit nga predhë rreth orës 2 të mëngjesit. Ai ishte ishte në Teheran për inaugurimin e presidentit iranian dhe po qëndronte në një rezidencë për veteranët.

Kush ishte Haniyeh?

Ai ka qenë pjesë e Hamasit për dekada, në vitet e fundit ka drejtuar operacionet politike të grupit militant nga mërgimi, duke u shfaqur si një nga udhëheqësit e tij më të dukshëm gjatë luftës me Izraelin në Gaza. Ai ishte një bashkëbisedues kyç me ndërmjetësit ndërkombëtarë në bisedimet e pengjeve dhe armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

Vrasja e tij është një goditje e rëndësishme për grupin militant palestinez dhe vjen në një kohë të vështirë për Lindjen e Mesme, ku konfrontimet e përshkallëzuara midis Izraelit dhe Hezbollahut kërcënojnë të zgjerohen në një luftë rajonale. Gjithashtu vrasja e tij vë në pikëpyetje të ardhmen e negociatave Izrael-Hamas.

Vrasja e Haniyeh erdhi vetëm disa orë pasi Izraeli  tha se kishte vrarë zyrtarin më të lartë ushtarak të Hezbollahut, Fu’ad Shukr, në një  sulm me dron  në Bejrut, Liban. Grupi i mbështetur nga Irani nuk e ka konfirmuar vdekjen e Shukr, por tha se ai “ishte i pranishëm” në kohën e sulmit.

Reagimi i Hamasit: Hamasi akuzoi Izraelin për kryerjen e sulmit, duke e quajtur atë një “përshkallëzim të rëndë”. Një zyrtar i Hamasit tha se grupi është “gati të paguajë çmime të ndryshme” dhe se “momenti i së vërtetës ka ardhur”.

Izraeli refuzon të përgjigjet: CNN raporton se lidhur me rastin, ushtria e Izraelit tha se “nuk u përgjigjet raporteve në mediat e huaja”

Reagimi i Iranit: Vrasja është nën hetim dhe rezultatet do të shpallen më vonë sot, njoftuan mediat shtetërore iraniane, duke cituar një deklaratë nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike,  një krah elitar i ushtrisë iraniane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026