‘Kokë derri me plumb’- Di Maria konfirmohet te Benfica, rrëfen kërcënimet me jetë
Angel di Maria do të qëndrojë dhe për një tjetër sezon te Benfica në kampionatin portugez, pavarësisht dëshirës së tij për tu rikthyer në vendlindje.
Kur kanë kaluar afro 2 dekada që nga hera e fundit që argjentinasi mbante veshur fanellën e Rosario Central dhe ai nuk ka mundësinë ta bëjë sërish diçka të tillë, ndërsa shkak janë bërë kërcënimet e vazhdueshme me jetë.
Madje as vetë policia nuk e ka të mundur ti garantojë sigurinë lojtarit, që ishte bërë gati të kthehej te prindërit e tij.
“Gruaja ime punoi gjithë vitin për të mbaruar dhe mobiluar shtëpinë, për të bërë të gjitha lëvizjet, vajzat i kishte regjistruar në shkollë, po kujdesej për gjithçka. Vajzat numëronin ditët derisa të vinin të jetonin me gjyshërit e tyre. Ishte ëndrra ime, ëndrra e familjes sime”, është shprehur Di Maria.
Më tej, 36-vjecari foli rreth kërcënimeve që ka marrë nga bandit kriminale në Rosario.
“Kërcënimet i kaluan kufijtë. Ata lanë një kokë derri me një plumb në ballë dhe një shënim që thoshte se po të kthehesha te Rosario Central, koka tjetër do të ishte ajo e vajzës sime Pia. E thashë dhe do ta them një mijë here, dua ta mbyll me futbollin te Central, është ëndrra ime dhe e familjes sime të kthehem”, tha më tej ai.
Prej 2023-it Di Maria po qëndron në Portugali dhe aktivizohet te Benfica, thuajse në fundin e karrierës së tij, por me dëshirën për ta mbyllur zyrtarisht atje dhe ku nisi rrugëtimin në futboll, te Rosario.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar