Emri| Kërkoi të dilte nga regjimi “41 biss”, GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit

Dosja për inceneratorin e Fierit
31 Korrik 2024 | 20:09

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit Erion Veizaj, për anulimin e urdhërit që e vendoste atë në izolim në regjimin e posaçëm 41-bis.

Vaizaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe ishte vendosur në regjimin 41 bis me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë me afat 1-vjeçar.

Njoftimi zyrtar:

  1. Kërkuesi Erion Veizaj më datë 03.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: a) Konstatimin e paligjshmërisë të aktit administrativ Urdhër nr.209, datë 16.04.2024, me nr.2125 prot., datë 16.04.2024 i Ministrit të Drejtësisë në RSH, njoftuar të dënuarit Erion Veizaj datë 17.04.2024 përmes shkresës “Njoftim urdhëri” me nr.2125/1 prot., datë 16.04.2024 të Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, adresuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për një afat prej 1(një) vit (41 BIS) për shtetasin e dënuar Erjon Musa Veizaj” dhe ekzekutuar në datë 17.04.2024;
  2. b) Shfuqizimin e aktit administrativ Urdhër nr.209, datë 16.04.2024, me nr.2125 prot., datë 16.04.2024 i Ministrit të Drejtësisë në RSH, njoftuar të dënuarit Erion Veizaj datë 17.04.2024 përmes shkresës “Njoftim urdhëri” me nr.2125/1 prot., datë 16.04.2024 të Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, adresuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për një afat prej 1(një) vit (41 BIS) për shtetasin e dënuar Erjon Musa Veizaj” dhe ekzekutuar në datë 17.04.2024;
  3. c) Pas konstatimit të paligjshmërisë dhe shfuqizimit të aktit administrativ sipas pikës 1 dhe 2 të objektit të kërkesës ankimore të urdhërohet nga Gjykata lirimi i menjëhershëm nga regjimi i posaçëm, të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë në Institucionin e IEVP Peqin 41 BIS dhe vendosjen e tij në kushte normale vuajtje dënimi sipas Urdhërit të Ekzekutimit të Vendimit Penal dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor nr.812, datë 17.12.1999.
  4. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 471 e vijues të K.Pr.Penale, nenin 17 të ligjit nr.81, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr.265, datë 31.07.2024, vendosi:
  5. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Erion Veizaj, të paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, avokatit O.K, regjistruar me nr.265, datë 03.05.2024, për shfuqizimin e urdhërit nr.209, datë 16.04.2024 “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të Ministrisë së Drejtësisë”, si të pa bazuar në ligj dhe në prova.
  6. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)

Kjo e diel shënon ditën e 22-të të protestës në Tiranë, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera, disa prej tyre mengjesi i gjeti aty pasi...
12:55 | 21/06/2026

Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)

Banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome, të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit dhe emigrantë kanë protestuar këtë të diel...
12:53 | 21/06/2026

Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë

Këto janë pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur...
12:05 | 21/06/2026