Goditjet e SPAK, avokati: Guxojnë, por “SkyEcc” e morën dhuratë nga partnerët

31 Korrik 2024 | 21:57

Avokati Gentjan Rumano ka vlerësuar faktin që Prokuroria e Posaçme ka mundur të godasë grupe të forta kriminale përmes aksioneve të vazhdueshme, e sidomos përmes 36 urdhër-arresteve të sotme.

Megjithatë, në fjalën e tij në emisionin Euronews Now me Erla Mëhillin, avokati tha se jo të gjitha meritat duhet t’i atribuohen Strukturës së Posaçme, kjo sepse goditja e këtyre grupeve u bë përmes ndërhyrjeve nga agjencitë ndërkombëtare, të cilat mundësuan zbërthimin e platformës “SkyEcc”.

“Meritat janë të kësaj strukture. Ajo që do thoja është që nuk ju takon meritat vetëm SPAK-ut sepse morën një dhuratë nga agjencitë partnere, zbërthimin e platformës SkyEcc. Ato çështje aty kanë qënë , guxohet tashmë hapur nga Prokuroria e Posaçme, nuk llogaritet më frika, por kjo nuk vjen si meritë e vetme e kësaj strukture. Si meritë i njoh guximin që nuk ka frikë të përballet me emra që deri ditën e djeshme që nuk merrej askush.” –tha ai.

Avokati Rumano vlerësoi kështu përmes komentit që dha se në ndryshim nga instancat e tjera të drejtësisë, SPAK ka mundur të merret edhe me emra të përveçëm, për të cilët sipas tij askush nuk ka pasur guximin të flasë ose veprojë kundër tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026