Prençi: Grupet kriminale të këtyre 2 qyteteve janë më të frikshmet në Shqipëri
Shemsi Prençi, ish-drejtues policie, është shprehur se grupet kriminale të Fierit dhe Elbasanit janë më të mëdhatë dhe të frikshmet në Shqipëri.
Komentet Prençi i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se grupet e tjera kriminale kanë mësuar prej tyre.
Ai shtoi se SPAK është në rrugën e duhur në goditjen e këtyre grupeve kriminale, pavarësisht se sipas tij, po pengohet edhe nga politika, që janë të implikuar me grupet kriminale.
Sipas Prençit, në vijim do të ketë ministra e deputetë që do të bien në rrjetën e SPAK, si bashkëpunëtorë me krimin e organizuar.
“Po bëhet rreth një vit që ne kemi analizuar metamorfozën, kemi analizuar implikimet e politikës, Policisë, drejtësisë, botës së krimit, grupeve të strukturuara kriminale pas dekriptimit të aplikacioneve Sky dhe Encrochat. Është vetëm fillimi. Grupet kriminale të Elbasanit e Fierit janë të frikshme. Janë shumë të mëdha. Fillimisht droga në Shqipëri e kanë luajtur grupet e Elbasanit dhe Fierit.
Flasim për kokat e drogës, jo të tjerët që e kanë mësuar profesionin rrugës, në gjurmët e baballarëve të botës së krimit. Gjurmët po na çojnë te politika. Deri tani ne me metamorfozën, po na e mban politika gjysmë pezull, për të mos shkuar më tej. Do ketë ministra, deputetë dhe për ta pastaj nuk mund të thuhet që kanë ngrënë dardha pas shpinës së kryeministrit. Sepse disa politikanë nuk i kanë ngrënë dardhat pas shpinës së kryeministrit, por vetëm.
Është ndryshe të bashkëpunosh me botën e krimit në korrupsion, në vjedhjet e fondeve publike dhe është ndryshe të futesh në botën e krimit dhe në grupet e strukturuara kriminale. T’u vihesh në shërbim gjatë gjithë karrierës politike. Ne e kemi parë SPAK si dele e zezë, për faktin se politika është e inkriminuar. Po e godasin majtas e djathtas. SPAK është në rrugën e mbarë, edhe për faktin që sapo është krijuar. Duhet të kemi parasysh që 3 vitet e para ende nuk është konsoliduar. Sot ka mungesa në organikë”, tha Prençi.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij