I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet në Kakavijë 22-vjeçari

1 Gusht 2024 | 12:18

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë këtë të enjte. Bëhet me dije se shtetasi E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Blutë e Gjirokastrës njoftojnë se veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga policia e Tiranës.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare kapi shtetasin e shpallur në kërkim E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e policisë.

EXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026