Rama nga pushimet në Dhërmi: 1.2 mln pasagjerë në 7 muaj vetëm në Rinas
Kryeministri Edi Rama i cili duket se ka nisur pushimet, të cilat siç u shpreh ai prej 10 vitesh zgjedh ti kalojë në Dhërmi, ndau në Facebook një video live duke folur për shifrat e turizmit në Shqipëri deri më tani.
Sipas tij ndonëse po thuhet çdo ditë se turizmi ka rënë në krahasim me vjet, shifrat në aeroportin e Tiranës dhe në pikën e kalimit kufitar në morinë, flasim për rritje.
Kryeministri tha se nuk është e vërtet as që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë.
“Mbrëmë mora të dhënat e hyrjeve në Shqipëri, nga aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Madje këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër ai i hyrjeve në një ditë të vetme 44 mijë. Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve.
Fatmirësisht për shifrat e aeroportit nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime të atyre që thonë u zbraz Shqipëria. Në vlerë absolutesh Tirana e ka spostuar në vend të dytë aeroportin e Beogradit. Në Morinë, tregohet se këtë vit kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se vjet, ndërsa në korrik 3000 më shumë se vjet.
Pra edhe teoritë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, është një zero me xhufka. Nga ana tjetër janë shifrat e të ardhurave nga doganat dhe tatimet. Edhe ato kanë rritje në krahasim me vjet, pikërisht sepse ka më shumë konsumator se vjet”,-tha .
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar