Himarë/Policia masa për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, angazhohen 52 punonjës

3 Gusht 2024 | 18:59

Në Komisariatin e Policisë Himarë u zhvillua sot instruktazhin me punonjësit e Policisë të angazhuar me detyra në procesin zgjedhor.

Punonjësve të Policisë iu komunikuan detyrat që ka secili prej tyre për ruajtjen e qendrave dhe materialeve të votimit, si dhe masat e ndërmarra me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe mbarëvajtjen e procesit gjatë procesit zgjedhor të datës 04 Gusht 2024.

Gjithashtu është miratuar nga KQZ-ja lista e punonjësve të Policisë që do të angazhohen në procesin zgjedhor.

Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit  përmes një njoftimi ka garantuar  qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e drejtuesit të pushtetit lokal të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shoqatat në mbrojtje të mjedisit përshëndesin votimin në PE për zonat e mbrojtura në Shqipëri

Shoqatat të cilat mbrojnë mjedisin kanë përshëndetur miratimin e rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar votimin si një mbështetje të fortë për...
14:38 | 17/06/2026

Braho: Vetingu nuk është imunitet, gjyqtarët dhe prokurorët mbeten nën vëzhgimin e SPAK

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, deklaroi se procesi i vetingut nuk mund të konsiderohet si një garanci apo “imunitet” për gjyqtarët dhe prokurorët...
14:36 | 17/06/2026

Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

Mbi 120 akademikë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë dalë me një deklaratë publike në mbështetje të protestave qytetare në Shqipëri, duke kërkuar...
14:21 | 17/06/2026