Grupi i PD në SPAK: Ministri Pirro Vëngu është kapur në shkelje, dëm 62 mln euro

5 Gusht 2024 | 12:55

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në SPAK të tjera shkelje të pretenduara të ministrit të ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Përmes një njoftimi për shtyp, Grupi Parlamentar i PD thotë se Vëngu ka kryer një sërë shkeljesh ligjore kur ka qenë drejtori i Përgjithshëm i APD-së.

Shkeljet sipas grupit të PD janë zbuluar nga verifikimi i 11 procedurave të prokurimit publik, me vlerë 34 milionë euro.

NJOFTIM PËR SHTYP

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të Grupit Gazment Bardhi, i ka kërkuar përsëri sot SPAK të nis hetimet për ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu. Shkak për këtë shtesë në kallëzimin e njoftuar më 31 Korrik, janë bërë disa shkelje ligjore që ish drejtori i Portit të Durrësit ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës.

Në kallëzim shtesë drejtuar SPAK janë evidentuar shkelje të kryera nga shtetasi Pirro Vëngu që përmblidhen si më poshtë: (i) mosrealizim të të ardhurave për shkak të favorizimit të subjekteve private; (ii) shpërblime të pamerituara për punonjësit; (iii) shpenzime të panevojshme dhe të pajustifikuara për karburant; (iv) mosarkëtimi të borxheve të praprambetura; (v) shkelje flagrante në procedurat e prokurimit publik; (vi) mosrespektim të detyrimeve ligjore dhe kontraktore në kontratat për dhënie me qira të ambienteve/trojeve; (vii) favorizim në kundërshtim me ligjin i subjekteve që kryejnë përpunimin e mallrave; dhe (viii) mungesa e kontrollit dhe favorizimi i koncesionarëve që operojnë në Portin e Durrësit.

Konkretisht:

-Nga verifikimi i 11 procedurave të prokurimit publik, me vlerë 34 milionë euro, rezulton se janë kryer një sërë shkeljesh ligjore nga Drejtori i Përgjithshëm i APD-së, Pirro Vëngu. Karakteri sistematik dhe i përsëritur i këtyre shkeljeve me efekt tepër negativ për Buxhetin e Shtetit dhe në favor të subjekteve tregtare private, dëshmon për një veprimtari kriminale të organizuar dhe të qëndrueshme të shtetasit Pirro Vëngu, në cilësinë e titullarit të Autoritetit Portual Durrës.

-Nga auditimi i 72 kontratave për dhënien me qira të ambienteve dhe trojeve të depozitimit, rezulton se për tarifimin e subjekteve nuk respektohet VKM nr. 54, datë 05.02.2024 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”.

-Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë që operojnë për kryerjen e përpunimit të mallrave (ngarkim-shkarkim), rezulton se janë favorizuar operatorin ekonomik dhe vënë në vështirësi financiare Portin e Durrësit.

-Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë koncesionare, konstatohet se nuk janë kryer investimet sipas parashikimeve kontraktore; ka mangësi në menaxhimin e sistemit për monitorimin e kontratës së konçesionit në terminalin e trageteve, çka ka sjellë ulje të ardhurave për Portin e Durrësit, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin kompanitë koncesionare.

-Sipas një analize të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të shtetasit Pirro Vëngu është shkaktuar:

a)dëm ekonomik prej 124.792.132 lekë, që përfaqëson shpërblime të padrejta, penalitete dhe pagesa për punime të pakryera gjatë zbatimit të kontratave.

b)efekte negative në administrimin e fondeve publike për menaxhimin me ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet të tyre në vlerën prej 2.575.066.085 lekë, në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, shpërblimet ndaj punonjësve, nga gjyqet për largimet e padrejta nga puna të punonjësve, mosshfrytëzimin e aseteve.

c)të ardhura të munguara në vlerën 119.406.605 lekë në mos shfrytëzimin e aseteve të APD në përpunimin e mallrave rifuxhi, por janë përdorur kompanitë stivadore.

Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026