Fluks i lartë qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës
Pika e kalimit doganor në Qafë Thanë vijon të përballet edhe në këto ditë të para të gushtit me fluks të lartë automjetesh të cilat futen në territorin shqiptar.
Fluksi tashmë nuk është vetëm në fundjavë por çdo ditë, në orare të caktuara të ditës.
Edhe paraditja e kësaj të hëne deri në mesditë ka shënuar fluks shumë të lartë të automjeteve që kalojnë kufirin me destinacion bregdetin shqiptar ku, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, turistë nga vendet e Europës lindore që zgjedhin Shqipërinë për pushime.
Burime pranë policisë kufitare të doganës bëjnë me dije se punohet me 5 sportele, 4 për automjetet dhe 1 për kamionët, për këtë arsye ka fluks dhe radhë por jo më shumë se 20-30 minuta pritje.
Ndërsa në rastet e rradhëve shumë të gjata çdo ditë aplikohet edhe kalimi me procedurë të përshpejtuar, në dakrodësi me palën maqedonase. Kjo procedurë lejon kalimin e qytetarëve pa kontroll të gjatë, procedurë që është e prëcaktuar në marrveshje mes palëve doganore kufitare.
Vetëm në dy ditët e fundit Qafë Thana ka në hyrje 15.165 shtetas.
Ndërkohë gjatë muajit korrik Qafë Thana ka regjistruar 297.000 hyrje-dalje, 90 mijë shtetas më shumë krahasuar me korrikun e vitit 2023.
Hyrje daljet në pikat kufitare në juglindjes janë për vetëm dy ditë janë:
Për datën 03 Gusht, në Kapshticë 5214 shtetas në hyrje dhe 3589 shtetas në dalje.
Qafë Thanë 8217 shtetas në hyrje dhe 5611 shtetas në dalje.
Për datën 04 Gusht, në Kapshticë 3759 shtetas në hyrje dhe 3075 shtetas në dalje.
Qafë Thanë 6948 shtetas në hyrje dhe 5316 shtetas në dalje.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë