Rusia në lindjen e mesme, i dërguari i Putin në Teheran për të diskutuar për krizën

5 Gusht 2024 | 17:57

Sekretari i Këshillit rus të Sigurisë Kombëtare, Sergei Shoigu ka mbërritur këtë të hënë në Teheran për t’u takuar dhe biseduar me autoritetet iraniane.

Sipas agjencisë së lajmeve “Tass”, ish-ministri i Mbrojtjes do të takohet me presidentin Masud Pezeshkian dhe kreun e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, Mohamad Bagheri.

Sipas burimit mediatik, gjatë takimeve do të diskutohen aspekte të ndryshme të sigurisë si rajonale edhe globale.

Lëvizja e Moskës, aleate e Teheranit, vjen pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan të shtunën vendosjen e anijeve dhe avionëve luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme për të mbrojtur Izraelin nga një sulm i mundshëm i Republikës Islamike.

Një zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes deklaroi se angazhimi i armatimeve shtesë do të përmirësojë mbrojtjen për Izraelin dhe do të sigurojë që Shtetet e Bashkuara të jenë gati t’i përgjigjen çdo pasigurie.

Lëvizja e Uashingtonit përfshinte raketa balistike dhe sisteme mbrojtëse, si dhe avionë luftarakë.

Ndërkohë, të hënën sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka konfirmuar se sulmi i Iranit dhe lëvizjes Hezbollah ndaj shtetit hebre mund të ndodhë që sot.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Aksios”, që citon burime amerikane të informuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026