Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pogradec, plagoset e moshuara

7 Gusht 2024 | 10:40

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të një pallati, në rrugën kryesore të lagjes nr 2. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet e plagosur ka mbetur një e moshuar.

Nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale. Dritaret kanë “fluturuar” në rrugën kryesore duke rrezikuar jetën e kalimtarëve, duke qenë se banesa ndodhet në një nga rrugët më të populluara të qytetit.

Dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit. E moshuara është transportuar në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në fytyrë

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026