Rreziku nga bombolat e gazit, Muça: 7 incidente gjatë vitit të kaluar
Bombolat e gazit përdoren gjerësisht në ambjente familjare dhe biznese, por jo në pak raste janë kthyer në një problem serioz duke marrë edhe jetë njerëzish.
“Kemi patur 7 incidente të raportuara për vitin e kaluar. Këto kanë qenë si pasojë e gabimeve njerëzore që do të thotë ose nga keqmontimit i paisjes ose nga keqpërdorimi i tyre. Incidenti krijohet një një atmosferë potencialisht shpërthyese ku bëhet në mnëyrë aksidentale rrjedhja e gazit ose nga mbingarkesa e ambjentit të mbyllur me gaz të lëngshëm natyror i cili vetëndizet në prezencë të faktorëve të jashtëm”, tha përgjegjësja e sektorit qendër DIPNP, Enida Muça.
Në rast se bombolat nuk i përmbushin kushtet e sigurisë teknike merren masa administrative ndaj subjekteve deri në heqjen e ushtrimit të aktivitetit.
“Për vitin e kaluar kemi bllokuar 5 subjekte të cilat tregtonin bombola jashtë kushteve teknike të sigurisë. Janë sekuestruar 45 bombula të cilat ishin të pakolauduara.
Masat administrative në rastin e paisjeve nën presion variojnë nga 50 mijë lekë deri në 500 mijë lekë dhe deri në mbylljen e aktivitetit.
Kolaudimi bëhet një herë në 10 vjet për bombolat e reja, që hidhen rishtazi në treg dhe çdo 5 vite për bombolat e përdorura.
Automjeti duhet të jetë i pajisur me tendë në pjesën e sipërme kundra diellit dhe të jetë i hapur në pjesët e tjera anësore në mënyrë që të bëhet qarkullimi i ajrit.
ISHTI është në dispozicionin e të gjithë qytetarëve dhe bizneseve për të raportuar çdo problematik që ato mund të hasin në përditshmërinë e tyre”, tha më tej Muça.
Pavarësisht rrezikut qytetarët pohojnë se janë të detyruar të përdorin bombolat e gazit, për shkak se kostot janë më të ulëta sesa energjia elektrike.
“Si nuk kemi frikë, njerëz jemi. Atje ku i mbushim i kontrollojnë. Është pak më lirë. Kur dëgjojmë kemi frikë.
Korenti nuk paguhet. Probleme nuk kam pasur, por frikën e kam.
Në kohën e verës Tirana nuk ka 3 muaj verë po 6 muaj, gazi është më i përdorshëm sesa energjia elektrike. Do të vendosësh kondicionerin të freskosh shtëpinë, po përdore korent kostoja rritet”, tha ajo më tej.
Nga statistikat rezulton se numri më i madh i zjarreve shkaktohen në stinën e verës dhe në pjesën më të madhe të rasteve ato vijnë nga ambientet e gatimit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia